Contact Us

Shkolla “Tahir Sinani” në Kodër të Kuqe dhe shkolla “Halit Coka në Bathore të transformura totalisht, kryebashkiaku Suli: Institucione arsimore model, krenar për punën e bërë

Arsimi është kolona kryesore dhe fokusi primar i çdo dite pune të kryetarit të Bashkisë Rakip Suli dhe stafit të tij. Në të gjithë territorin e Kamzës dhe Paskuqanit është bërë një revolucion transformues në arsim falë mbështetjes së qeverisë dhe bashkëpunimit me Eu4schools, me shkolla, kopshte dhe çerdhe të ndërtuara nga e para.

Institucione model si në të gjithë vendet e Bashkimit Europian me standartet më të mira për nxënësit e shkollave dhe fëmijët e kopshteve dhe çerdheve.

Për të qenë sa më pranë nxënësve dhe stafeve mësimore dhe për të dëgjuar objeksionet dhe për të marrë opinionet e tyre mbi çfarë duhet bërë më tepër, kryebashkiaku Suli ka zhvilluar një seri takimesh me ta dhe qytetarët.

Këtë e njofton vetë në rrjetin social Facebook ku thotë:

Në Kodër të Kuqe, ku sapo përfundoi takim me qytetarët, nxënësit dhe mësuesit e shkollës dhe kopshtit “Tahir Sinani”! Institucione arsimore model, si në shkollat dhe kopshtet më të mira europiane, falë mbështetjes së #Eu4Schools
Kamza e gjeneratës tjetër!

Gjithashtu në Bathore u zhvillua  takim me qytetarët, mësuesit dhe nxënësit e shkollës “Halit Coka” dhe kopshtit “Lulet e Jetës”, të transformuara rrënjësisht! Ja postimi i kryetarit të Bashkisë Rakip Suli:

Bathore, ku zhvilluam takim me qytetarët, mësuesit dhe nxënësit e shkollës “Halit Coka” dhe kopshtit “Lulet e Jetës”, të transformuara rrënjësisht! Shumë krenar për punën e bërë në dy vite në infrastrukturën arsimore të qytetit tonë.

Njoftime të ngjashme

Kryetari i Bashkisë Z.Rakip Suli takim me bizneset në kuadër të Projekt-Buxhetit 2026

Gjatë takimit me bizneset, në kuadër të projekt-buxhetit 2026, zhvilluam një shkëmbim të drejtpërdrejtë idesh dhe nevojash. Bizneset janë një...

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” në Laknas

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” Laknas Një hapësirë e sigurt dhe plot dashuri , ku vogëlushët rriten me kujdes...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli takim pune me ekipin e UKK Kamëz mbi analizën vjetore dhe projektet në zhvillim

Gjatë një takimi pune me ekipin e Ujësjellës–Kanalizime Kamëz, u ndalëm tek analiza vjetore e punës dhe tek rezultatet që...