Contact Us

Vijon puna për rikualifikimin urban dhe transformimin e bllokut prej 15 pallatesh në Babrru-Qendër

Kamza kantier pune është motoja e kryetarit të bashkisë Rakip Suli dhe stafit të tij.

Për shumë vite zona e Babrroit-Qendër, ku jetojnë shumë qytetarë është lënë në harresë me kushte shumë të këqija të ambienteve të banimit, fasadave të pallateve, soletat dhe ambientet përreth.

Ankesa pafund të qytetarëve mbi lagështinë, degradimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme vunë në lëvizje bashkinë dhe shumë shpejt u miratua projekti për rikualifikimin urban të kësaj zone dhe transformimin rrënjësor të saj.

Po punohet pa ndalim dhe me standarte ku janë bërë një tërësi ndërhyrjesh në blloqet e pallateve dhe hapësitrat përreth ku përfshihen ulja e depozitave nga soletat dhe vendosja e depozitave të përbashkëta të ujit, sistemi kapot dhe fasadat e pallateve, izolimi i soletave, asfaltimi i rrugëve, kanalizimet, krijimi i hapësirave të përbashkëta, parqet dhe gjerlbërimi.

Me këto investime merr një hov të ri zhvillimi gjithë zona duke rritur cilësinë e jetës për qytetarët, por gjithashtu rritet dhe vlera e pronave të tyre.

 

Njoftime të ngjashme

Kryetari i Bashkisë Z.Rakip Suli takim me bizneset në kuadër të Projekt-Buxhetit 2026

Gjatë takimit me bizneset, në kuadër të projekt-buxhetit 2026, zhvilluam një shkëmbim të drejtpërdrejtë idesh dhe nevojash. Bizneset janë një...

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” në Laknas

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” Laknas Një hapësirë e sigurt dhe plot dashuri , ku vogëlushët rriten me kujdes...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli takim pune me ekipin e UKK Kamëz mbi analizën vjetore dhe projektet në zhvillim

Gjatë një takimi pune me ekipin e Ujësjellës–Kanalizime Kamëz, u ndalëm tek analiza vjetore e punës dhe tek rezultatet që...