Contact Us

Përmirësimi i shërbimeve ndaj të rinjve, Bashkia Kamëz dhe USAID firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit me Këshillin Rinor

Mbështetja e të rinjve, si e ardhmja dhe energjia e sotme qytetit, janë prioriteti i Bashkisë Kamëz. Kryetari i Bashkisë Rakip Suli ka qenë dhe është i angazhuar për t’i dhënë mbështetjen maksimale rinisë dhe ndër nismat e para të tij ishte dhe ndihma e ofruar kësaj shtrese të shoqërisë për të hapur një biznes të ri.

Bashkia Kamëz ka miratuar në Këshillin Bashkiak Paketën Fiskale për vitin 2020, një propozim konkret të kaluar dhe ka ulur në 50% tarifën për çdo biznes të ri, të hapur nga të rinjtë.

Në kuadër po të mbështetjes, është dhe një iniciativë e re e Bashkisë me Këshillin Rinor Kamëz, ku bashkë me USAID u nënshkrua dhe Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Bashkisë Kamëz dhe Këshillit Rinor Kamëz.

Fokusi i kësaj marrëveshje është përmirësmi i shërbimeve dhe mbështetja ndaj të rinjve si një forcë që premton shumë për qytetin tonë dhe ku së bashku do të trajtohen problematikat e të rinjve, në infrastrukturë, shkolla etj.

“E gjithë vëmendja jonë, për të rinjtë! Sot në takimin me Këshillin Rinor Kamëz, me mbështetjen e USAID nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit, ndërmjet Bashkisë dhe Këshillit Rinor. Kjo marrëveshje ka në fokus mbështetjen dhe përmrësimin e shërbimeve ndaj të rinjve si një forcë që premton shumë për qytetin tonë!”- shkruan kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli.

 

Njoftime të ngjashme

Kryetari i Bashkisë Z.Rakip Suli pret në zyrë nxënësit e klasës së parë të shkollës “Halit Coka”, të cilët festuan Festën e Abetares

Sot pata kënaqësinë të mirëprisja në zyrën time nxënësit e klasës së parë të shkollës “Halit Coka”, të cilët festuan...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli vlerëson vajzat e shkollës 9-vjeçare “Angela Merkel”, të shpallura kampione kombëtare në basketboll

Krenar për vajzat e shkollës 9-vjeçare “Angela Merkel”, të shpallura kampione kombëtare në basketboll në kuadër të “Ekipeve Sportive në...

Një ditë plot lojëra, ngjyra dhe buzëqeshje për vogëlushët e kopshteve “Çamarokët” dhe “Lepurushët”

Mirëmëngjesi Një ditë ndryshe për fëmijët e kopshteve “Çamarokët” dhe “Lepurushët”, mes lojërave, pikturave dhe aktiviteteve plot ngjyra e buzëqeshje...