Contact Us

Programi i Rindërtimit/Bashkia Kamëz hap 3 zyra të reja, Suli: Transparenca ndaj qytetarit, prioriteti ynë!

Nga e mërkura, në Bashkinë Kamëz qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit do të bëjnë aplikimin “online”. Banorët e dëmtuar mund të drejtohen në sportelet e posaçme të ngritura në bashki për t’u regjistruar dhe për të përfituar nga programi i Rindërtimit.

“Me hapjen e 3 zyrave të Rindërtimit, në Kamëz, Bathore dhe në Paskuqan, qytetarët tashmë mund të aplikojnë në çdo kohë dhe moment, për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, e gjitha në një procedurë të vetme. Tashmë, me aplikimin online vonesave, dokumentave të shumta dhe orëve të gjata të pritjes, ju erdhi fundi”-thotë kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli.

Në bashkinë e Kamzës, rezultojnë rreth 1700 objekte të dëmtuara, kryesisht shtëpi private prej të cilave 177 janë shpallur të pabanueshme.
Për të lehtësuar regjistrimin e qytetarëve në platformën online, bashkia e Kamzës ka ngritur grupet e punës, të cilët i telefonojnë qytetarët duke i caktuar paraprakisht orarin e paraqitjes në sportel për të kryer regjistrimin.

Në momentin e paraqitjes në sportel, qytetari duhet të ketë me vete mjetin e identifikimit dhe certifikatën e pronësisë, ndërkohë që certifikata familjare mund të gjenerohet në moment nga një punonjës i zyrës që ndodhet në sportel.

Brenda pak minutash, me asistencën e punonjësve të bashkisë të cilët janë trajnuar, qytetari kryen regjistrimin në platformën online dhe merr në dorë formularin me barkodin përkatës, përmes së cilit mund të ndjekë në kohë reale ecurinë e procesit të banesës së tij.

 

 

Njoftime të ngjashme

Kryetari i Bashkisë Z.Rakip Suli takim me bizneset në kuadër të Projekt-Buxhetit 2026

Gjatë takimit me bizneset, në kuadër të projekt-buxhetit 2026, zhvilluam një shkëmbim të drejtpërdrejtë idesh dhe nevojash. Bizneset janë një...

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” në Laknas

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” Laknas Një hapësirë e sigurt dhe plot dashuri , ku vogëlushët rriten me kujdes...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli takim pune me ekipin e UKK Kamëz mbi analizën vjetore dhe projektet në zhvillim

Gjatë një takimi pune me ekipin e Ujësjellës–Kanalizime Kamëz, u ndalëm tek analiza vjetore e punës dhe tek rezultatet që...