Contact Us

Viti i ri shkollor! Kryebashkiaku Rakip Suli uron nxënësit dhe mësuesit nga shkollat e rilindura “Jashar Hoxha” dhe “Isa Boletini”, në Paskuqan

Premtimi kryesor i kryetarit të Bashkisë Kamëz z.Rakip Suli ishte investimi në arsim dhe transformimi rrënjësor i infrastrukturës arsimore në Kamëz.

Dikur nuk kishte një çerdhe publike qyteti dhe asnjë shkollë me cilësi dhe standarte, ndërsa sot e themi me krenari, që infrastruktura arsimore e qytetit tonë është model.

Premtime të mbajtura duke nisur nga Babrroi dhe Paskuqani, me çerdhe, kopshte dhe shkolla të ndërtuara nga e para dhe të rikonstruktuara cilësisht dhe me standarte.

Bathore, Laknas, Valias, Kamëz dhe kudo është vënë dorë duke ndërtuar objekte arsimore si në gjithë vendet e Bashkimit Europian, ku fëmijët ndihen komodë dhe të lumtur të mësojnë dhe të arrijnë rezultate maksimale.

Janë 30 objekte arsimore të përfunduara brenda këtyre viteve dhe sot në ditën e fillimit të vitit të ri shkollor, kryebashkiaku Rakip Suli zgjodhi të bëjë urimin e tij, nga dy shkollat e reja në Paskuqan, shkolla “Jashar Hoxha” dhe gjimnazi “Isa Boletini”.

Më poshtë urimi i plotëi i kryetarit Rakip Suli në rrjetin social Facebook:

 

E nisëm vitin e ri shkollor në shkollën “Jashar Hoxha” dhe gjimnazit “Isa Boletini”🏢, në Paskuqan📍, të rilindura më të bukura, më të forta e më të mëdha, sesa kurrë më parë😍.
Mbi 3️⃣0️⃣ objekte arsimore të tjera të ndërtuara, me standartet dhe kushtet më të mira europiane✅, hapën dyert për qindra vogëlushë e nxënës të Kamzës.
Dhe me besimin se do shkëlqeni edhe këtë vit, ju uroj shumë suksese 👏🏻të gjithë nxënësve në rrugën e ndritur 💡 të dijes dhe mësuesve në misionin e tyre fisnik 👩‍🏫👩‍🎓.
Ju jeni e ardhmja Kamzës!

Njoftime të ngjashme

Bashkia Kamëz ju fton të festojmë së bashku Ditën e Verës në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Kamza feston Ditën e Verës! Më 14 Mars Në Parkun e Liqenit të Paskuqanit Ju presim #DitaEVerës#KamzaFeston

...

Vogëlushët e kopshtit “Luledielli” në Laknas festojnë plot gëzim Ditën e Verës

Laknas Vogëlushët e kopshtit “Luledielli” festojnë me gëzim Ditën e Verës Mes këngësh, buzëqeshjesh dhe aktivitetesh festive, ata sollën energjinë...

Aktivitetet pranverore mbushin me energji dhe buzëqeshje oborrin e Kopshtit “Bletëzat”

Kamza e Re Një ditë pranvere në kopshtin “Bletëzat” shpërthen me energji, buzëqeshje dhe gëzim që ndriçojnë çdo cep! #KamzaVetëmPërpara...