Contact Us

U.R. Impact: Bashkia Kamëz, partnere me qytete europiane për rigjenerimin urban me impakt social

Tashmë ndodhemi në fazat përfundimtare të mbylljes së projektit U.R. Impact, i financuar nga Programi i Bashkimit Europian Interreg URBACT IV, ku Bashkia Kamëz është partnere së bashku me tetë qytete të tjera nga tetë shtete të ndryshme të Bashkimit Europian.

Projekti ka synuar promovimin e qasjeve të qëndrueshme të rigjenerimit urban me impakt social, duke vendosur në qendër të ndërhyrjeve komunitetin, përfshirjen sociale dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në zonat urbane. Përmes shkëmbimit të praktikave të mira, mësimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit ndërmjet qyteteve partnere, projekti ka kontribuar në forcimin e kapaciteteve lokale dhe në ndërtimin e politikave urbane më gjithëpërfshirëse.

Në kuadër të Bashkëpunimit Territorial Europian, U.R. Impact ka krijuar një hapësirë konkrete dialogu dhe bashkëpunimi ndërmjet Bashkisë Kamëz dhe partnerëve të ndryshëm nga Bashkimi Europian, duke dhënë kështu edhe një kontribut të drejtpërdrejtë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ndërsa përgatitemi për eventin final, gjatë të cilit do të prezantojmë rezultatet e arritura dhe mësimet e nxjerra nga ky rrugëtim i përbashkët europian, më poshtë gjeni një video përmbledhëse që pasqyron procesin, partneritetet dhe impaktin e projektit.

Njoftime të ngjashme

Bashkia Kamëz shpall thirrjen për grante për mbështetjen e projekteve të OSHC-ve që kontribuojnë në fuqizimin e të rinjve dhe politikave rinore

Bashkia Kamëz shpall thirrjen publike në kuadër të fuqizimit të të rinjve dhe politikave rinore, me qëllim fuqizimin e rolit...

Bashkia Kamëz është një nga 27 qytetet që po nxisin ndryshime të qëndrueshme përmes programit URBACT Pioneers Accelerator

Qyteti i Kamzës është bërë pjesë e nismës URBACT Pioneers Accelerator, një iniciativë e Bashkimit Evropian që synon forcimin e...

situs toto

slot toto