Contact Us

Tregu i Kamzës i dezinfektuar dhe sistemuar, Policia Bashkiake ndihmon qytetarët në respektimin e rregullave

Në Bashkinë e Kamzës, në tregun e qytetit situata është krejt normale. Respektohen masat anti-covid, ndërsa çdo gjë është sistemuar sipas porosisë së veçantë të kryetarit të Bashkisë Rakip Suli, i cili ka kërkuar respektimin e distancim social mes tregtarëve dhe qytetarëve si dhe plotësimin e masave të duhura të higjienës.

Vetë qytetarët në Kamëz bëjnë përpjekje maksimale për të shmangur lëvizjet e panevojshme. Në lagje ka një numër të paktë qytetarësh që kryesisht dalin për t’u furnizuar me ushqime duke respektuar oraret si dhe marrë lejen e nevojshme në e-albania.

Në tregun e fruta-perimeve, për respektimin e masave janë të pranishëm policia dhe ushtria si dhe rregullat e vendosura gjejnë mirëkuptimin e qytetarëve.
Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli thotë se: – “Policia e bashkisë Kamëz dhe policia e rendit në krye të detyrës, për të ndihmuar në respektimin e rregullave nga qytetarët në tregun e Kamzës!

Tërësisht i dezinfektuar dhe i sistemuar, tashmë iu mbetet veçse të ruani distancën, të mbani higjenën personale dhe të respektoni rregullat! Për të mirën e vetes dhe për të mirën e përbashkët! Të gjithë bashkë, do t’ia dalim!”. Bashkia Kamëz dhe kryebashkiaku Rakip Suli janë të angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve për të iu gjendur atyre pranë në këto momente të vështira dhe vijon çdo ditë me shpërndarjen e ndihmave duke trokitur derë më derë, por, pa lënë pas as shërbimet bazë si pastrimin e qytetit, furnizim me ujë, investimet në proces etj.

Njoftime të ngjashme

Kryetari i Bashkisë Z.Rakip Suli inspekton ecurinë e punimeve në rrugën “Argjinatura”

Në Lagjen Administrative Nr.2 Inspektuam ecurinë e punimeve në rrugën Argjinatura, ku në këtë zonë kanë nisur investimet në rrugë...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli inspekton punimet në bllokun prej 58 rrugëve të Lagjes Lura, me gjatësi totale prej 10.5 km

Në Lagjen Administrative Nr. 1 Inspektuam ecurinë e punimeve në bllokun e rrugëve të Lagjes Lura, ku kanë nisur investimet...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli inspekton punimet në bllokun e rrugëve në Paskuqan 1, duke synuar përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së jetesës së banorëve

Mirëmëngjes nga Njësia Administrative Paskuqan Inspektuam punimet në bllokun e rrugëve në Paskuqan 1, ku kanë nisur investimet në rrugë...