Contact Us

Përmirësimi i shërbimeve ndaj të rinjve, Bashkia Kamëz dhe USAID firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit me Këshillin Rinor

Mbështetja e të rinjve, si e ardhmja dhe energjia e sotme qytetit, janë prioriteti i Bashkisë Kamëz. Kryetari i Bashkisë Rakip Suli ka qenë dhe është i angazhuar për t’i dhënë mbështetjen maksimale rinisë dhe ndër nismat e para të tij ishte dhe ndihma e ofruar kësaj shtrese të shoqërisë për të hapur një biznes të ri.

Bashkia Kamëz ka miratuar në Këshillin Bashkiak Paketën Fiskale për vitin 2020, një propozim konkret të kaluar dhe ka ulur në 50% tarifën për çdo biznes të ri, të hapur nga të rinjtë.

Në kuadër po të mbështetjes, është dhe një iniciativë e re e Bashkisë me Këshillin Rinor Kamëz, ku bashkë me USAID u nënshkrua dhe Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Bashkisë Kamëz dhe Këshillit Rinor Kamëz.

Fokusi i kësaj marrëveshje është përmirësmi i shërbimeve dhe mbështetja ndaj të rinjve si një forcë që premton shumë për qytetin tonë dhe ku së bashku do të trajtohen problematikat e të rinjve, në infrastrukturë, shkolla etj.

“E gjithë vëmendja jonë, për të rinjtë! Sot në takimin me Këshillin Rinor Kamëz, me mbështetjen e USAID nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit, ndërmjet Bashkisë dhe Këshillit Rinor. Kjo marrëveshje ka në fokus mbështetjen dhe përmrësimin e shërbimeve ndaj të rinjve si një forcë që premton shumë për qytetin tonë!”- shkruan kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli.

 

Njoftime të ngjashme

Kryetari i Bashkisë Z.Rakip Suli inspekton ecurinë e punimeve në rrugën “Argjinatura”

Në Lagjen Administrative Nr.2 Inspektuam ecurinë e punimeve në rrugën Argjinatura, ku në këtë zonë kanë nisur investimet në rrugë...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli inspekton punimet në bllokun prej 58 rrugëve të Lagjes Lura, me gjatësi totale prej 10.5 km

Në Lagjen Administrative Nr. 1 Inspektuam ecurinë e punimeve në bllokun e rrugëve të Lagjes Lura, ku kanë nisur investimet...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli inspekton punimet në bllokun e rrugëve në Paskuqan 1, duke synuar përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së jetesës së banorëve

Mirëmëngjes nga Njësia Administrative Paskuqan Inspektuam punimet në bllokun e rrugëve në Paskuqan 1, ku kanë nisur investimet në rrugë...