Contact Us

Panairi i Librit “Kamza Lexon” mbyllet me sukses! Juria profesioniste shpërndan çmimet për autorët dhe veprat më të mira.

“KAMZA LEXON”, panairi që shenjoi qytetin tonë në hartën e panaireve kombëtare, si destinacion i librit dhe letërsisë📚në ceremoninë e akordimit të çmimeve fituese e nderuar nga juria, tre personalitete të shquara të kulturës e letrave shqipe⬇️:
1️⃣Znj.Erenestina Gjergji Halili – pedagoge, poete, studiuese, gazetare (kryetare e jurisë);
2️⃣Z.Arben Cejku- diplomat, studiues (anëtar);
3️⃣Z.Liridon Mulaj – shkrimtar, poet (anëtar).
Pasi shqyrtuan me profesionalizëm mbi dhjetra tituj veprash pjesëmarrëse, dhanë çmimet 🥇🔽:
📌PROZA MË E MIRË:
“Brenga e prokurorit”- Z.Ahmet Prençi;
📌LIBRI MË I MIRË STUDIMOR:
“Arbëreshët, shqiptarët e Italisë”- Z.Fatmir Toçi;
📌LIBRI MË I MIRË PËR FËMIJË:
“ROBI- IA-MX234G”- Z.Viktor Canosinaj;
📌MIRËNJOHJA E PANAIRIT:
Z.Bajram Karabolli;
🙏Si dhe, ÇMIMI SPECIAL I PANAIRIT, Jamarbër Hoxha, djalit magjik, xhevahirit të ceremonisë, për forcën krijuese, motivimin dhe vullnetin për të lënë gjurmën e pashlyeshme në letërsinë shqipe për fëmijë.
Faleminderit që i dhatë ngjyra këtij edicioni😍.

Njoftime të ngjashme

Drejt përfundimit rruga “Argjinatura” në Lagjen Administrative nr. 2, pjesë e investimeve që po realizohen në 30 rrugë me gjatësi 4.9 km

Drejt përfundimit rruga “Argjinatura” në Lagjen Administrative Nr.2 Kjo rrugë është pjesë e investimeve që po realizohen në rrugë me...

Gëzuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Gëzuar 8-Marsin , Për gruan që jep jetë, që sakrifikon në heshtje dhe që çdo ditë ngrihet më e fortë...

Gëzuar 7 Marsin të gjithë mësuesve të Kamzës, Shqipërisë dhe çdo treve ku mësohet gjuha shqipe

Gëzuar 7 Marsin , mësuesve të Kamzës, Shqipërisë dhe çdo treve ku mësojnë Shqip! Misioni juaj është më i çmuari...