Contact Us

NJOFTIM PËR HAPJEN E PROCEDURAVE TË APLIKIMIT PËR AUTORIZIMIN E ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE QË DO TË OFROJNË NDIHMË JURIDIKE PARËSORE TË GARANTUAR NGA SHTETI

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, në bazë të ligjit nr. 111/2017, “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”, dhe të VKM-së nr. 55, datë 6.2.2019, “Për përcaktimin e procedurave dhe dokumentacionit për autorizimin e organizatave jofitimprurëse, që ofrojnë ndihmë juridike parësore të garantuar nga shteti” (i përditësuar), bën publik njoftimin, si më poshtë:

Të gjitha organizatat jofitimprurëse që janë të interesuara të aplikojnë për të marrë autorizim nga ministri i Drejtësisë për të ofruar ndihmë juridike parësore, duhet të plotësojnë kriteret ligjore të përcaktuara në nenin 15 të ligjit nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”.

Shënim. Kjo thirrje është për organizatat e reja që dëshirojnë të bëhen pjesë e rrjetit të ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike parësore dhe jo për ato të autorizuara më parë nga ministri i Drejtësisë, në kushtet kur me ndryshimet e VKM-së nr. 55/2019, autorizimi jepet pa afat.

Procedura dhe dërgimi i dokumentacionit

Dokumentacioni që duhet të depozitojnë organizatat jofitimprurëse (OJF), për aplikim për marrjen e autorizimit që lëshohet nga ministri i Drejtësisë, për të ofruar shërbime të ndihmës juridike parësore të garantuar nga shteti, përmban:

Dokumentacionin që provon përvojë në ofrimin e ndihmës juridike parësore, të paktën në 3 (tre) vite të veprimtarisë së tyre (nuk është e domosdoshme të jenë projekte të 3 viteve të fundit, por kohëzgjatja e projekteve në total të mbulojë një periudhë kohore prej 3 vitesh kalendarike), duke përfshirë:

  • Listën e rasteve të trajtuara ose projekteve të ndihmës juridike parësore të zhvilluara nga organizata gjatë 3 (tre) viteve, si dhe të dhëna statistikore për përfituesit e ndihmës parësore nga projektet e ndihmës juridike parësore;
  • Raportet përfundimtare për secilin rast, ose raportet vjetore për projektet e listuara për ofrimin e ndihmës juridike parësore, si dhe pasqyrat financiare për to;
  • Në rast se organizata jofitimprurëse nuk ka zbatuar një projekt të posaçëm për ofrimin e ndihmës juridike parësore, por ky aktivitet është një komponent i një projekti tjetër, paraqiten dokumentet vetëm për këtë komponent, që lidhet me ofrimin e ndihmës juridike parësore;
  • Pasqyrat financiare të 3 (tre) viteve të fundit të konfirmuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; buxhetin total të secilit projekt, donatorët përkatës, si dhe listën e ekspertëve të brendshëm e të jashtëm, të përfshirë në këto projekte;
  • Tabelë ku të evidentohen anëtarët e organit më të lartë vendimmarrës dhe të organit ekzekutiv;
  • Formularin e vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore të anëtarëve të organit më të lartë vendimmarrës dhe të organit ekzekutiv (i përditësuar i 3 muajve të fundit);
  • Adresën elektronike të komunikimit të organizatës dhe numrin e kontaktit të përfaqësuesit.

Aplikimi për autorizim i shoqëruar me dokumentacionin e sipërpërmendur dorëzohet pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, në adresën rruga “Jordan Misja”, godina nr. 3, Njësia Bashkiake nr. 9, Tiranë, brenda 30 ditëve nga data e publikimit të njoftimit në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare në Qendrën e Botimeve Zyrtare (QBZ).

Dokumentet e sipërcituara duhet të jenë origjinale ose të njësuara me origjinalin.
Aplikimet e paraqitura jashtë afatit dhe/ose jo në formatin e kërkuar nuk kualifikohen. Për çdo paqartësi mund të na kontaktoni në: dnjf@drejtesia.gov.al.

Njoftime të ngjashme

“Bravo Bravissimo Shqipëria – Kamza” vjen në skenën e Pallatit të Kulturës “Artan Cuku” më 28 mars

Me 28 Mars, ora 15:00, në Pallatin e Kulturës “ Artan Cuku” Kamëz, do të zhvillohet spektakli “Bravo Bravissimo Shqipëria...

NOTICE

Download document

...

Kërkesë për Ambient me Qera në zonën Paskuqani  për stacion zjarrfikës.

Kriteret për ambientin që do të shërbej për stacionin zjarrfikës në zonën e Paskuqanit : 1.Sipërfaqja minimale e ndërtimit të...