Contact Us

Nis puna për ndërtimin e rrugës “Harku i Triumfit” në Valias

Valiasi është një lagje që po rilind tërësisht në Bashkinë Kamëz, me investime konkrete ku përfshihen blloku i pallateve, shkollat dhe kopshtet, investimet në infrastrukturë dhe ujësjellës dhe këndet e lojrave për fëmijët.

Një problem shqetësues për vite me rradhë kanë qenë kanalizimet e ujrave të ndotura, pra rrjeti i KUN-ve, ku pas çdo shiu zona përmbytej.

Ka 2 vjet që nuk ndodh më kjo pasi bashkia investoi në rrjetin e KUN-ve dhe sot pas 30 vitesh ajo zonë nuk përmbytet më.

Veç kësaj ka nisur puna për ndërtimin e rrugës “Harku i Triumfit”, me cilësinë dhe standartet më të mira infrastrukturore ku përfshihet rrjeti i kanalizimeve, rrjeti i ujësjellësit, trotuaret, asfaltimi dhe ndriçimi.

Ja postimi i kryebashkiakut Rakip Suli në rrjetin social Facebook:

Njoftime të ngjashme

Bashkia Kamëz ju fton të festojmë së bashku Ditën e Verës në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Kamza feston Ditën e Verës! Më 14 Mars Në Parkun e Liqenit të Paskuqanit Ju presim #DitaEVerës#KamzaFeston

...

Vogëlushët e kopshtit “Luledielli” në Laknas festojnë plot gëzim Ditën e Verës

Laknas Vogëlushët e kopshtit “Luledielli” festojnë me gëzim Ditën e Verës Mes këngësh, buzëqeshjesh dhe aktivitetesh festive, ata sollën energjinë...

Aktivitetet pranverore mbushin me energji dhe buzëqeshje oborrin e Kopshtit “Bletëzat”

Kamza e Re Një ditë pranvere në kopshtin “Bletëzat” shpërthen me energji, buzëqeshje dhe gëzim që ndriçojnë çdo cep! #KamzaVetëmPërpara...