Contact Us

Nis puna për ndërtimin e KUN në Lagjen 5 në Bathore, investimi do të përfundojë në kohë rekord

Investimet publike në Kamëz nuk kanë të ndalur. Çdo para e taksapaguesve të qytetarëve do të përdoret me efikasitet në investime të cilat do të kenë impakt direkt për ta në lagjet e tyre.

Prioritet absulut i kryetarit të Bashkisë Rakip Suli ka qenë jo vetëm sa më shumë investime në infrastrukturë në çdo lagje, bllok banimi, por ato të jenë dhe me standarde bashkëkohore, me cilësi për të mos iu kthyer pas disa muajsh edhe njeherë riparimit të tyre siç ka ndodhur këto 30 vite.

Ndaj, veç kantierit të ndërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti ku po punohet me ritme të shpejta, nuk kanë munguar as investimet në përmirësimin rrënjësor të infrastrukturës në arsim.

“Cilësi dhe shërbim për qytetarët tanë! Ka nisur puna për ndërtimin e KUN në lagjen 5, në Bathore.
Ky investim, që përfundon brenda 39 ditëve, do t’i japë fund rrezikut të epidemisë të shkaktuar ndër vite”- shkruan kryebashakiku i Kamzës Rakip Suli.

Investimet cilësore në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve, janë prioritet i Bashkisë Kamëz dhe ato po kryhen kudo.

Veçanërisht është ndërhyrë në zonat ku kërkesa ka qenë më emergjente ku si pasojë e cilësisë së dobët të punimeve të kryera ndër vite ujërat e zeza kishin shpërthyer në dhjetra e dhjetra rrugë në Kamëz duke riparuar rrënjësisht rrjetin falë ndërhyrjes së Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalzizimeve.

Ndërkohë prioritet iu është dhënë lagjeve ku rrjetii KUN të ujërave të bardha dhe të zeza ka munguar dhe paralelisht po punohet që ky rrjet të përmirësohet në të gjithë territorin e Kamzës.

Njoftime të ngjashme

Kryetari i Bashkisë Z.Rakip Suli takim me bizneset në kuadër të Projekt-Buxhetit 2026

Gjatë takimit me bizneset, në kuadër të projekt-buxhetit 2026, zhvilluam një shkëmbim të drejtpërdrejtë idesh dhe nevojash. Bizneset janë një...

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” në Laknas

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” Laknas Një hapësirë e sigurt dhe plot dashuri , ku vogëlushët rriten me kujdes...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli takim pune me ekipin e UKK Kamëz mbi analizën vjetore dhe projektet në zhvillim

Gjatë një takimi pune me ekipin e Ujësjellës–Kanalizime Kamëz, u ndalëm tek analiza vjetore e punës dhe tek rezultatet që...