Contact Us

Kryebashkiaku Suli mban premtimin! Gati ura që lidh Paskuqanin me Tiranën, vjen në ndihmë të 70 mijë banorëve!

Bashkia Kamëz vijon punën çdo ditë në terren me investime në arsim, në shkolla, kopshte, çerdhe, infrastrukturë, shërbime publike etj. Kantiere ndërtimi kudo në territor me qëllim lehtësimin e jetesës dhe shërbimeve për qytetarët, të lënë për vite në harresë nga bashkia e mëparshme.

Sot përurojmë një investim që ka qenë shumë i nevojshëm për qytetarët. Prej vitesh e munguar, nga indiferenca dhe mosbashkëpunimi i pushtetit vendor, ura që lidh Paskuqanin me Tiranën ishte një mollë e ndauar, ndërsa tashmë është një realitet i prekshëm për dhjetra ose dhe qindra mijëra qytetarë të Kamëz dhe Tiranës të cilët do të zgjedhin të kalojnë përmes saj.

Prioriteti ynë si Bashki, ka qenë dhe mbetet ndërtimi i infrastrukturës së munguar dhe me standarte bashkëkohore, ndaj pas konsultimit më qytetarët konstatuam se ndërtimi i kësaj ure ishte i nevojshëm dhe sa më shpejt të mundej.

Jemi sot tek kjo urë që lidh Paskuqanin me Tiranë, e ashtuquajtur ura e vogë e cila nuk kanë qenë e denjë as për kalimin e qytetarëve, jo më mjeteve. Kjo për faktin sepse ka qenë shumë e ngushtë. Duke qenë se në 30 vjet askush nuk ishte kujtuar për të realizuar një investim që kishte të bënte me zgjerimin e saj, në konsultim me qytetarët si pasojë e kërkesave të tyre sepse ata janë kërkuesit dhe gjykuesit më të mirë të punës së çdo lloj pushteti, mundësuam konkretizimin e këtij investimi të shumë pritur.

Me ndërtimin e urës që lidh Paskuqanin me Tiranën kemi kontribuar duke lehtesuar jetesën e 70 mijë banorëve , por është dhe një tjetër vepër publike që rrit estetikisht dhe funksionalisht vlerat e qytetit tonë.

Njoftime të ngjashme

Kryetari i Bashkisë Z.Rakip Suli takim me bizneset në kuadër të Projekt-Buxhetit 2026

Gjatë takimit me bizneset, në kuadër të projekt-buxhetit 2026, zhvilluam një shkëmbim të drejtpërdrejtë idesh dhe nevojash. Bizneset janë një...

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” në Laknas

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” Laknas Një hapësirë e sigurt dhe plot dashuri , ku vogëlushët rriten me kujdes...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli takim pune me ekipin e UKK Kamëz mbi analizën vjetore dhe projektet në zhvillim

Gjatë një takimi pune me ekipin e Ujësjellës–Kanalizime Kamëz, u ndalëm tek analiza vjetore e punës dhe tek rezultatet që...