Contact Us

“Investimet në infrastrukturë prioritet”. Përfundon rruga “Farkë” në Bathore. Drejt përfundimit rruga Valias i Vjetër-Rinas dhe rruga “Amsterdam” në Kamëz

Infrastruktura rrugore në Bashkinë Kamëz ka marrë një vëmendje të veçantë nga kryebashkiaku Rakip Suli dhe stafi i tij duke mundësuar një sërë investimesh dhe ndërhyrjesh për transformimin infrastrukturor të zonës.

Në Bathore janë një bllok tërësor rrugësh ku po punohet me ritëm të lartë dhe me standarte dhe ku ka përfunduar ndërtimi i rrugës “Farkë”, me gjatësi 400ml, ku ka mbaruar rrjeti nëntokësor, asfaltimi dhe vijëzimi.

Gjithashtu një aks rrugor shumë i rëndësishëm është dhe segmenti që lidh Valiasin me Rinasin, me gjatësi prej 4 kilometrash, ku po punohet me ritëm të lartë me standartet më të mira. Edhe ky segment përfundon shumë shpejt dhe lehtëson trafikun sepse shmang qarkullimin nga Qendër-Kamza.

Në Kamëz ishte vetë kryebashkiaku Rakip Suli që inspektoi punimet e rrugës “Amsterdam’  dhe këtë e ndau me ndjekësit në rrjetin social Facebook ku thotë:

Mirëmëngjes !
Në terren për të inspektuar punimet e rrugës  “Amsterdam”, në Kamëz!
#PunëDheJoLlafe!

Njoftime të ngjashme

Bashkia Kamëz ju fton të festojmë së bashku Ditën e Verës në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Kamza feston Ditën e Verës! Më 14 Mars Në Parkun e Liqenit të Paskuqanit Ju presim #DitaEVerës#KamzaFeston

...

Vogëlushët e kopshtit “Luledielli” në Laknas festojnë plot gëzim Ditën e Verës

Laknas Vogëlushët e kopshtit “Luledielli” festojnë me gëzim Ditën e Verës Mes këngësh, buzëqeshjesh dhe aktivitetesh festive, ata sollën energjinë...

Aktivitetet pranverore mbushin me energji dhe buzëqeshje oborrin e Kopshtit “Bletëzat”

Kamza e Re Një ditë pranvere në kopshtin “Bletëzat” shpërthen me energji, buzëqeshje dhe gëzim që ndriçojnë çdo cep! #KamzaVetëmPërpara...