Contact Us

Hipotekohet sipërfaqaja e liqenit të Paskuqanit, finalizohet projekti i transformimit rrënjësor perreth zonës

Liqeni i Paskuqanit së shpejti do të jetë një zonë rekreative ku qytetarët do të mund të kalojnë kohën e lirë apo fundjavën për tu argëtuar sapo të kthehet në park.

Bashkia Kamëz nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Rakip Suli ka mundësuar hipotekimit të sipërfaqes së plotë në favor të qytetarëve. Eshët vet z.Suli i cili e jep lajmin teksa thotë: –

“Formalizohet hipotekimi i 84 hektarë (840 dynym) sipërfaqe, në zonën e liqenit të Paskuqanit, e cila tashmë i përket tërësisht qyetarëve Me mbështetjen e veçantë të kryeministrit z. Edi Rama, u bë i mundur finalizimi i projektit të liqenit të Paskuqanit, të cilin ju ftoj ta ndiqni mëposhtë”.

Një projekt dinjitoz dhe transformues siç qytetarët e Paskuqanit e meritojnë dhe me financimin e qeverisë do mundësojmë transformimin total të zonës përreth.

Njoftime të ngjashme

Kryetari i Bashkisë Z.Rakip Suli takim me bizneset në kuadër të Projekt-Buxhetit 2026

Gjatë takimit me bizneset, në kuadër të projekt-buxhetit 2026, zhvilluam një shkëmbim të drejtpërdrejtë idesh dhe nevojash. Bizneset janë një...

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” në Laknas

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” Laknas Një hapësirë e sigurt dhe plot dashuri , ku vogëlushët rriten me kujdes...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli takim pune me ekipin e UKK Kamëz mbi analizën vjetore dhe projektet në zhvillim

Gjatë një takimi pune me ekipin e Ujësjellës–Kanalizime Kamëz, u ndalëm tek analiza vjetore e punës dhe tek rezultatet që...