Contact Us

Hapet Zyra e Punës në Kamëz, kryebashkiaku Suli: Qytetarët dhe punësimi i tyre mbetet fokusi ynë kryesor!

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive hap Zyrën e Punës në Kamëz! Tashmë qytetarët nuk do të humbin kohë dhe para si më parë për të shkuar në Tiranë dhe qëndruar në radhë, por do ta kenë shumë të lehtë për të marrë shërbimet e duhura dhe cilësore nga Zyra e Punës në qytetin e tyre.

“Me hapjen e kësaj zyre qytetarët mund të marrin informacione dhe këshillim, udhëzime për punësim, pjesëmarrje në trajnime, shërbime të tjera ndërmjetësimi etj! Qytetarët dhe punësimi i tyre mbetet fokusi ynë kryesor!.”-thotë kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli.

Kamza është një nga bashkitë më të mëdha në vend për nga numri i popullsisë ndaj dhe hapja e Zyrës së Punës është jo vetëm një lajm i mirë, por një ndihmë konkrete për qytetarët të cilët do t’i kenë të nevojshme shërbimet e saj.

Njoftime të ngjashme

Rikujtesë: Sistemi online i taksave dhe tarifave, më shumë transparencë dhe efikasitet në marrjen e shërbimeve

Rikujtesë Prej 1 viti sistemi i ri online i taksave dhe tarifave në Bashkinë Kamëz e bën gjithçka më të...

Buzëqeshje dhe aktivitete argëtuese me vogëlushët e kopshtit “Engjëjt” në Parkun e Liqenit të Paskuqanit

Me vogëlushët e kopshtit “Engjëjt”, në një ditë plot dashuri, kujdes dhe përkushtim për më të vegjlit, e ardhmja jonë...