Contact Us

Drejt përfundimit rikonstruksioni i shkollës “Ahmet Zogu” në Bathore, kryebashkiaku Suli: Institucione arsimore model totalisht të transformuar, për nxënësit dhe mësuesit

Arsimi është një ndër prioritetet absolute të Bashkisë Kamëz dhe kryebashkiakut Rakip Suli. Në shumë pak kohë është bërë një punë shumë e madhe në këtë sektor ku në bashkëpunim me qeverinë është mundësuar rikonstruksioni dhe ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave me standartet më të mira, një ndryshim ky rrënjësor krahasuar më atë çfarë bëhej më parë.

Situata sot është krejt e pakrahasueshme, është si dita me natën. Investimet janë fakt, flasin qartë, shihen nga qytetarët dhe cilësia e tyre është shumë e mirë. Eshtë punuar dhe vazhdon të punohet në terren me qëllim rikonsruksionin dhe ndërtimin e sa më shumë shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duke qenë ky dhe një premtim dhe prioritet i kryetarit të Bashkisë Kamëz.

Kryetari i Bashkisë Kamëz çdo ditë gjendet në terren duke inspektuar punimet. Nisjen, ecurinë dhe përfundimin e punimeve e njofton personalisht teksa shkon për të parë ecurinë e tye.

Së fundmi është shkolla “Ahmet Zogu” në Bathore, e cila ka pësuar një transformim rrënjësor, falë rikonstruksionit total dhe shumë shpejt hap dyert për nxënëst dhe mësuesit, me kushte dhe standarte bashkëkohore.

Në rrjetin social Facebook kryetari i bashkisë Rakip Suli shkruan:

Mirëmëngjesi 🌞
🏫☑️📌Bathore, ku vijon puna për rikonstruksionin e shkollës “Ahmet Zogu” që përfundon së shpejti⬇️
👉Institucione arsimore model dhe infrastrukturë arsimore totalisht e transformuar, për nxënësit dhe mësuesit👨‍👩‍👧‍👦😊

Njoftime të ngjashme

Bashkia Kamëz mbështet mbi 1300 familje në nevojë me bonus qiraje, duke garantuar strehim dhe përmirësuar kushtet e jetesës

Bashkia Kamëz vijon të qëndrojë pranë familjeve në nevojë përmes bonusit të qirasë , si një mbështetje konkrete për garantimin...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli uron besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Urime Muajin e Shenjtë të Ramazanit të gjithë besimtarëve myslimanë, agjërim të lehtë e të pranuar! Qoftë ky muaj i...

Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Me buzëqeshjet e fëmijëve të kopshteve dhe çerdheve tona, festojmë lirinë, shpresën dhe të ardhmen...