Contact Us

DITA E HAPUR E KËSHILLIT BASHKIAK KAMËZ

Këshilli Bashkiak Kamëz, në bashkëpunim me projektin “Bashki të Forta”, organizon më datë 12 nëntor 2025, ora 10:00, në Sallën e Rinisë, Pallati i Kulturës “Artan Çuku” Kamëz, aktivitetin “Dita e Hapur e Këshillit Bashkiak”.

Ky aktivitet synon të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet Këshillit Bashkiak dhe shoqërisë civile, duke kontribuar në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes qytetare në proceset e vendimmarrjes vendore.

“Dita e Hapur e Këshillit Bashkiak” zhvillohet në kuadër të projektit “Bashki të Forta”, i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeveria e Suedisë (Sida), i zbatuar nga Helvetas.

📅 E mërkurë, 12 nëntor 2025

📍 Pallati i Kulturës “Artan Çuku”, Kamëz

🕙 Ora 10:00

Njoftime të ngjashme

Mbledhje Këshillit Bashkiak datë 27.03.2026

Njoftim për publikun! Ditën e Premte me datë: 27.03.2026, ora 16:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë...

Mbledhje Këshillit Bashkiak datë 26.02.2026

Njoftim për publikun! Ditën e Enjte me datë: 26.02.2026, ora 15:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë...

Mbledhje Këshilli Bashkiak Datë 26.01.2026

Njoftim për publikun! Ditën e Hënë me datë: 26.01.2026, ora 16:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë...