Contact Us

Dhurohen 10 karrige me rrota/ Bashkia Kamëz në ndihmë të personave me Aftësi të Kufizuar

Mbështetja e personave me Aftësi të Kufizuar ka qenë dhe mbetet prioritet i Bashkisë Kamëz dhe veçanërisht i kryebashkiakut Rakip Suli.

Kujtojmë që ditët e para të marrjes së detyrës z.Suli priti një përfaqësi të kësaj shtrese duke dëgjuar hallet dhe shqetësimet që kishin për t’i pasur si busull të punës së tij për tu gjendur sa më pranë tyre.

Përveç ndihmës konkrete të akorduar deri më tani, nga institucioni Bashki, këto ditë iu është ofruar dhe një ndihmë konkrete. “Qatar Charity Albania, së bashku me Bashkinë Kamëz kanë dhuruar 10 karrige me rrota për personat me Aftësi të Kufizuara, të cilët kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme nga e gjithë shoqëria!

Bashkia Kamëz siguron se do të jetë mbështetja kryesore, në integrimin e këtij komuniteti në shoqëri!”-shkruan z.Suli, i cili shpreh sërish angazhimin e tij për të iu gjendur sa më pranë dhe dëgjuar për kërkesat që kanë.

Bashkia Kamëz brenda mundësive që ka, ka bërë të pamundurën që të ndihmojë shtresat në nevojë, jo vetëm personat me Aftësi të Kufizuar, por dhe të shtresave të tjera vunerabël. Kujtojmë këtu dhe një projekt që është zbatuar për 30 familje në Paskuqan të cilat mundën të kenë një banesë të re pas riparimit të strehës së tyre të rehabilituar nga Bashkia Kamëz. Pjesë e këtij projekti ishin dhe familjet me Aftësi të Kufizuar.

Njoftime të ngjashme

Kryetari i Bashkisë Z.Rakip Suli takim me bizneset në kuadër të Projekt-Buxhetit 2026

Gjatë takimit me bizneset, në kuadër të projekt-buxhetit 2026, zhvilluam një shkëmbim të drejtpërdrejtë idesh dhe nevojash. Bizneset janë një...

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” në Laknas

Mirëmëngjes nga Kopshti dhe Çerdhja “Univers” Laknas Një hapësirë e sigurt dhe plot dashuri , ku vogëlushët rriten me kujdes...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli takim pune me ekipin e UKK Kamëz mbi analizën vjetore dhe projektet në zhvillim

Gjatë një takimi pune me ekipin e Ujësjellës–Kanalizime Kamëz, u ndalëm tek analiza vjetore e punës dhe tek rezultatet që...