Contact Us

Bashkia Kamëz nënshkruan Kartën Evropiane për Barazinë e grave dhe burrave në jetën vendore

Ditën e sotme kryetari i Bashkisë Kamëz z. Rakip Suli nënshkroi Kartën Evropiane për Barazi të grave dhe burrave në jetën vendore. Me nënshkrimin e kësaj Karte ndërmerret kështu një angazhim zyrtar ndaj parimit të barazisë, me qëllim adresimin sa më të mirë të nevojave për gratë, burrat, vajzat dhe djemtë e Kamzës.

Bashkia Kamëz u bashkohet kështu 1799 bashkive të Evropës (12 prej të cilave në Shqipëri), të cilat ndërmarrin përgjegjësi e veprime në fushën e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, në përpjekje për të adresuar sfidat e shumta që nuk lejojnë gratë dhe burrat të gëzojnë të drejta të barabarta në jetën shoqërore, politike dhe ekonomike.

Gjithashtu Bashkia Kamëz mund të përfitojë tashmë nga praktikat më të mira evropiane duke rritur njëkohësisht prezencën e saj në nivel evropian, si dhe bashkëpunimin në fushën e barazisë gjinore. Përpjekjet e vazhdueshme dhe puna e përditshme për të plotësuar në çdo kohë nevojat e banorëve, edhe në zonat më të largëta, në përgjigje të situatës kundër pandemisë COVID-19, rezultojnë akoma më efektive nëse realizohen me ndjeshmërinë e duhur gjinore.

Prandaj dhe pregatitja dhe miratimi i një Plani Lokal Veprimi për Barazinë Gjinore do të jetë hapi i rradhës në kuadër të këtij angazhimi të sapo ndërmarrë, ndërkohë që zbatimi në vazhdimësi i këtij plani me burime të dedikuara e përgjegjshmëri, do të udhëheqë drejt barazisë gjinore.

Sigurisht që në këtë rrugëtim të gjatë e të vështirë Bashkia Kamëz mbështetet dhe beson në bashkëpunimin dhe kordinimin me institucione të tjera vendore , partnere e bashkëpunëtore, si dhe me organizatat e shoqërisë civile të specializuara në këtë drejtim. Falenderime të veçanta shkojnë për projektin e USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë ndër vite në disa drejtime, e padyshim edhe për njohjen dhe planifikimin në mënyrën e duhur të hapave që duam të hedhim në drejtim të barazisë gjinore.

Njoftime të ngjashme

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli inspekton punimet në bllokun prej 58 rrugëve të Lagjes Lura, me gjatësi totale prej 10.5 km

Në Lagjen Administrative Nr. 1 Inspektuam ecurinë e punimeve në bllokun e rrugëve të Lagjes Lura, ku kanë nisur investimet...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli inspekton punimet në bllokun e rrugëve në Paskuqan 1, duke synuar përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së jetesës së banorëve

Mirëmëngjes nga Njësia Administrative Paskuqan Inspektuam punimet në bllokun e rrugëve në Paskuqan 1, ku kanë nisur investimet në rrugë...

Kryebashkiaku Z.Rakip Suli takim me përfituesit e programit të kredisë së butë. Mbështetje, siguri dhe stabilitet për familjet në nevojë dhe çiftet e reja

Në një takim me përfituesit e programit të kredisë së butë. Prioriteti ynë është mbështetja e familjeve në nevojë dhe...