Bashkia Kamëz vijon punën për dezinfektimin e çdo ambienti nga situata e Covid 19, Suli: Të gjithë bashkë ja dalim

Situata e krijuar në shkallë vendi nga Covid 19  ka bërë që strukturat shtetërore të vihen në gatishmëri dhe shërbim të qytetarëve për t’i ndihmuar në përballimin sa më lehtë të situatës.
Pas urdhërit të ndalimqarkullimit, e përcaktuar kjo në fasha oraresh, Bashkia Kamëz që në ditët e para të përhapjes së virusit ka nisur urgjent që të dizininfektojë të gjitha rrugët në territorin e saj. Puna vijon në mënyrë sistematike sipas një grafiku të mirëpërcaktuar dhe më shpejt atje ku rrisku është më i madh bazuar në informacionin e autoriteteve.

Do të dezinfektohet çdo rrugë, trotuar apo ambient me qëlim parandalimin e përhajpjes së Covid 19.
Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli thotë se: “vijon puna intensive dhe nuk do të ketë të ndalur për dezinfektimin e të gjitha hapësirave publike të Bashkisë Kamëz!

Të gjithë bashkë ia dalim! FRIKË ASPAK, KUJDES PO!.”

Strukturat e Bashkisë Kamëz po bëjnë një punë të shkëlqyer për të mundësuar dezinfektimin e çdo pëllëmbë sipërfaqeje në Kamëz dhe po mbajnë bashkëpunim të ngushtë me qytetarët për të iu gjendur pranë atyre në rast të ndonjë rreziku të mundshëm të shfaqjes së Covid 19. Bashkia Kamëz apelon ndaj qytetarëve për bashkëpunim të ngushtë dhe të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmë.